Adriana Matoshi merr vëmendje me stilin e saj të veshjes teksa shfaq belin e hollë

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, komentohet shumë me postimet që ajo bën në rrjete sociale.

Imazhet e saj me plotë stil, marrin vëmendjen e ndjekësve të saj në ‘Instagram’, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë edhe së fundi.

Deputetja kosovare ka pozuar veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zezë duke shfaqur belin e hollë.

Adriana përshtati dukjen me pantallona të gjerë shumëngjyrësh dhe syze dielli, ndërsa flokët e bardha i la të kapura lartë me një stil të gërshetave dhe makijazh të theksuar.

“Gjithmonë vishu që të vrasësh”, ka shkruar ajo krah fotografive.

Ndryshe, ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private, sidomos u komentua gjatë për lidhje dhe ndarjen nga futbollisti belg.