Adoleshenti Kenny Laynez-Ambrosio (18), shtetas amerikan, po udhëtonte me nënën dhe dy miq në North Palm Beach, kur u ndaluan nga policia rrugore e Floridës.
Kontolla rutinore u kthye në një arrestim të dhunshëm, të cilin ai e regjistroi fshehurazi me celular. Pasi policia kërkoi dokumentet e të gjithëve dhe thirri përforcime, mbërritën agjentë të patrullës kufitare që përdorën elektroshok dhe kapje mbytëse ndaj pasagjerëve – dy prej të cilëve pa dokumente.
Kenny thotë se nuk planifikonte të filmonte, por filloi kur pa që situata po përkeqësohej. Njëri nga oficerët hapi derën dhe kapi për fyti mikun e tij, që nuk fliste anglisht dhe nuk kundërshtoi. Ai vetë nuk kishte frikë për veten, por për shokët.
Pavarësisht se u tha oficerëve që është shtetas amerikan, edhe ai u shtrirë në tokë dhe u kërcënua me elektroshok. U arrestua dhe mbajtur për 6 orë. Një nga agjentët i tha se “këtu nuk ke asnjë të drejtë. Ti je ‘migo’.” Në video dëgjohen oficerët duke bërë shaka me arrestimin dhe duke përmendur një bonus prej 30 mijë dollarësh.
Laynez-Ambrosio u akuzua për pengim pa dhunë dhe u dënua me punë vullnetare e kurs zemërimi. Ai pretendon se në paraburgim e kërcënuan që të fshinte videon, por nuk pranoi.
Dy miqtë e tij u dërguan në një qendër emigracioni dhe tani presin gjyqin. Sipas një prifti që ndihmon familjen, incidenti ka thelluar mosbesimin mes komunitetit emigrant dhe policisë.
Kenny shpreson që videoja e tij do të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjësimit për trajtimin e emigrantëve.
“Nuk duhej të ndodhte kështu. Ata janë njerëz të mirë që thjesht kërkojnë të punojnë ndershmërisht,” tha ai.