Deputeti i koalicionit VLEN dhe njëherësh shef I shtabit të përgjithshëm për zgjedhjet lokale, Adnan Azizi, me njw postim nw Facebook, I ka reaguar ashpër kryetarit tw BDI-sw, Ali Ahmeti I cili sipas Azizit ka bashkëpunuar ose heshtur përballë padrejtësive të shumta që I janë bërë shqiptarëve ndër vite në Maqedoninë e Veriut.
Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, Azizi ka renditur një sërë ngjarjesh të rënda që kanë goditur shqiptarët në vend dhe ka kërkuar që përgjegjësit të emërtohen qartë.
“Kush ishin zagarët që e vranë komandant Telin, Harun Aliun, Shaban Zenunin, Xhafën, Mazarin? Kush I lejoi montimet si Sopoti, Alfa, Brodeci, Lagjja e Trimave, Monstra? Kush e la të lirë vrasësin e vogëlushit Almir? Kush I dha të drejtë Akademisë të na quajë njerëz me bisht?” – pyeti Azizi, duke I quajtur bashkëpunëtorë dhe zagarë ata që, sipas tij, kanë shitur interesat shqiptare për përfitime personale dhe pushtet afatshkurtër.
Deputeti I VLEN kritikoi ashpër edhe rolin e qeverive të mëparshme shqiptare në lirimin e figurave të kontestuara si Sasho Mijallkov dhe arratisjen e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, ndërsa paralajmëroi se populli shqiptar do të japë një përgjigje të qartë dhe të prerë në zgjedhjet e 19 tetorit.
“Shqiptarët nuk do të lejojnë më të shiten, të nënçmohen e të përbuzën. Ua hëngrët bukën për 20 vjet, por tani koha e llogaridhënies ka ardhur. Më 19 tetor vjen përgjigjja e popullit,” përfundoi Azizi.
Deklarata e tij vjen në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, ku koalicioni VLEN synon të fitojë besimin e qytetarëve për të sjellë, siç thonë ata, një model të ri politik me integritet.