Deputeti dhe njëheritë shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi ka dalë edhe në orët e mbrëmjes në terren për të parë punimet që po zhvillohen për ndërtimin e Bulevardit VS Bato në komunën e Tetovës.
“Nuk punon vetëm gjermani 24/7, por edhe Bilall Kasami”, ka shkruar Azizi me tone simbolike, duke vlerësuar përkushtimin e kreut të komunës Bilall Kasami dhe punëtorëve në terren.
Sipas tij, ky bulevard do të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Porojit, Xhepçishtit dhe Tearcës me qytetin e Tetovës, si dhe do të lehtësojë qarkullimin rrugor, veçanërisht gjatë sezonit kur mërgimtarët kthehen në vendlindje.
Azizi ka shprehur respekt dhe mirënjohje të veçantë për punëtorët që punojnë edhe pas mesnate, duke theksuar se puna pa pushim është në funksion të zhvillimit të Tetovës.
“Punë pa pushim për Tetovën!”, përfundon ai mesazhin e tij./Zyrtare.net




