Adnan Azizi në Vrapçisht, VLEN intensifikon aktivitetet për kandidatin Zulhajrat Demiri

Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, njëherësh deputet, Adnan Azizi, ka qëndruar edhe sonte në Vrapçisht së bashku me strukturat e koalicionit VLEN, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri, raporton Zyrtare.

Gjatë takimit me aktivistët dhe përfaqësuesit lokalë, Azizi ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Demirit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët në terren dhe mobilizimit të strukturave për procesin zgjedhor.

Përveç kandidatit, në këtë vizitë Adnan Azizi ka qenë i shoqëruar edhe nga Ejup Ademi, ndërsa takimi është vlerësuar si një mesazh uniteti dhe koordinimi brenda koalicionit VLEN në prag të zgjedhjeve atje./Zyrtare.net/