Shefi i Shtabit Zgjedhor të koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se edhe 7 ditë ata i ndanë nga fitorja historike, shkruan Alfax.mk
Ai ka bërë apel deri tek të gjithë qytetarët shqiptarë që të votohet masovisht në komuna ku janë në balotazh.
“Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!
Në këtë moment vendimtar, apelojmë te të gjithë qytetarët shqiptarë, aktivistët dhe përkrahësit tanë që në komunat ku jemi në balotazh -Tetovë, Bogovinë ,Dibër, Dollnen dhe Brvenicë – të dalin masivisht dhe të votojnë për kandidatët e VLEN-it.
Njëkohësisht, ftojmë qytetarët e Strugës ta mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyrës, përfaqsues i denjë për gjithë Struganët, dhe banorët e Studeniçanit të mbështesin kandidaturën e pavarur të z. Azem Sadikut.
Le ta përmbyllim këtë fitore bashkë me një zë për dinjitet, zhvillim dhe përfaqësim të vërtetë në çdo komunë”, ka shkruar Azizi.
Lajme Adnan Azizi: Edhe 7 ditë na ndajnë nga fitorja historike!




