Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Kërkove referendum e humbe, bëhu burrë e jep dorëheqje

Shefi i shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi i ka kërkuar dorëheqjen Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, që është edhe udhëheqës i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, pasi që shpallën fitoren në komunat shqiptare në zgjedhjet lokale të së dielës në Maqedoni të Veriut.

“AKI kërkoi që shqiptarët të dalin në referendum dhe ne iu përgjigjëm të gjithë atyre dhe dolëm në referendum, andaj të gjithë shqiptarët votuan pa hezitim, mbështeten VLEN-in, ia dhanë përgjigjen Ali Ahmetit dhe i bëj ftesë nga këtu: të bëhet burrë dhe të jap dorëheqje, pasi që referendumin e bën shqiptarët dhe VLEN-i ka fituar në të gjitha komunat shqiptare”, tha deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi në një konferencë për media.