Administrata e Qytetit të Shkupit sot ka mbetur pa printera

Administrata e Qytetit të Shkupit sot ka mbetur pa printera, për shkak të paaftësisë së pushtetit lokal të VMRO-DPMNE-së, thonë nga LSDM.

Qyteti i Shkupit dhe e gjithë administrata pa 31 printera do të thotë problem në ofrimin e shërbimeve të rregullta që do të dëmtojnë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë.

Ky operacion i tyre i papërgjegjshëm i lë punonjësit në qytet pa mjete pune, ndërsa qytetarët do t’i lërë pa dokumentet e nevojshme thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Nga atje akuzojnë kryetarern e qytetiit të Shkupit Danella Arsovka duke thënë se edhe një herë në plan të parë doli paaftësia e Danela Arsovskës dhe VMRO-DPMNE-së.

Ky është kapaciteti menaxherial. Arsovska dhe VMRO-DPMNE nuk mund të menaxhojnë as pajisjet e zyrës në qytetin e Shkupit dhe të mos realizojnë ndonjë projekt të rëndësishëm për qytetin dhe qytetarët.

Arsovska gjashtë muajt e parë të mandatit të saj i kaloi në përtaci dhe participim të qytetit, duke dëshmuar çdo ditë se është kryetarja më e paaftë që ka pasur Shkupi, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.