Adi Krasta: Gjuha shqipe, kauzë për ekzistencën tonë

Gazetari dhe moderatori shqiptar Adi Krasta ka shprehur mbështetje publike për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se gjuha shqipe është “absolutisht e panegociueshme”.

Përmes një reagimi publik, Krasta deklaroi se përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe kudo ku jemi e jetojmë është absolutisht e panegociueshme.

Postimi i plotë i gazetarit dhe moderatorit Adi Krasta:

Gjuha Shqipe kudo ku jemi e jetojmë është absolutisht e panegociueshme. Nëse do ketë sërish fuqinë për të na armatosur në betejën për të ekzistuar, kështu le të jetë.

Mbështes protestën. Bashkoj zërin tim me atë të vajzave e djemve studentë në Maqedoninë e Veriut. Përdorimi i barabartë i Gjuhës Shqipe duhej të ishte zgjidhur deri tani.

Ndaj pikërisht pse është vonë, kjo bëhet një kauze plotësisht e drejtë dhe tejet e rëndësishme për të gjithë ne.