Ademi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është skandaloz, ulja e numrit të këshilltarëve është joligjore

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi sot para Gjykatës Kushtetuese ka reaguar lidhje me vendimin e kësaj gjykate për konfirmimin e vendimit të qeverisë për uljen e numrit të këshilltarëve në komuna, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ademi tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për hedhjen poshtë të iniciativave është skandaloz, dhe se sot përsëri ka konfirmuar se po punon nën diktat.

“Konkretisht Gjykata Kushtetuese vendosi që të konfirmojë vendimin e qeverisë për ulje e këshilltarëve në komuna. Ky vendim është antikushtetues dhe antiligjor. Gjykata Kushtetuese sot nuk ka respektuar Kushtetutën e vendit, nuk ka respektuar ligjet e vendit, nuk ka respektuar ligjin për BNJV nenin 34. Për më tepër Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar vendimin e saj për mos karakterizimin e popullsisë në rezident dhe jorezident”, tha Ademi.

Ky vendim konfirmon qëndrimet tona kur pohonim se kjo Gjykatë është shenduar në instrument politik për të çuar përpara një agjendë politike.

Ademi tha se në votim ka pasur edhe ndarje etnike dhe mbivotim, ku pesë gjyqtarë maqedonas ishin pro këtij vendimi, ndërsa dy gjyqtarë dhe një turk ishin kundër këtij vendim.

Gjykata Kushtetuese sot mori vendim, sipas të cilët ka hedhur poshtë të gjitha iniciativat e deputetëve të Frontit Europian lidhur me vendimin e qeverisë për uljen e këshilltarëve në vend.