Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka cilësuar procesin gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi si “lojë” dhe “hakmarrje politike”, duke theksuar se Grubi juridikisht konsiderohet i pafajshëm derisa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Ademi pretendon se zhvillimet e fundit në proces dhe dëshmitë e drejtuesve aktualë të institucioneve po shkojnë në favor të Grubit. Ai konfirmoi gjithashtu se vazhdon të komunikojë me ish-zëvendëskryeministrin.
“Bëhet fjalë për një hakmarrje klasike politike ndaj z. Grubi dhe kjo po dëshmohet në proces”, deklaroi Ademi.
I pyetur nëse Grubi mund të rikthehet në skenën politike dhe në aktivitetet e BDI-së, Ademi tha se kjo është zgjedhje personale e tij, duke rikujtuar se Grubi më herët kishte deklaruar tërheqjen nga jeta publike.
Ndërkohë, INA raporton se më 13 tetor përfundon masa e paraburgimit ndaj Grubit dhe se është ofruar një garanci prej 335.707 eurosh për kthimin e pasaportës./Inaonline
Lajme Ademi shpërthen për rastin Grubi: “Hakmarrje politike, procesi po e nxjerr të...



