Ademi për takimin Mickoski-Taravari: Vota për VLEN është votë për VMRO!

Arbër Ademi nga Fronti Europian ka reaguar pas takimit të sotëm që kishte kreu i VMRO-DPMNE-së me Arben Taravari nga VLEN, përcjell TV21. Ademi thotë se Vota për VLEN-in është votë për VMRO-në.

“VMRO-ja VLEN! Vota për VLEN është votë për VMRO! Popullit askush s’mund t’ia hedh! Shihemi më 8 maj! Do të ndodhë populli!”, ka shkruar Ademi në mbishkrimin e fotografisë ku shihet Mickoski duke shtrënguar dorën me Taravarin.