“Nëse fuqia punëtore nuk punësohet nga Maqedonia e Veriut, ajo do të punësohet nga jashtë”. A humbasim? “Sigurisht që po humbim”, tha deputeti i BDI-së, Arbër Ademi për ligjet e propozuara në Kuvend për ndërtimin e projektit rreth korridoreve 8 dhe 10D.
Ai tha se nuk sheh ndonjë gjë të diskutueshme në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës për të punuar 40 orë në javë.
“Punonjësit për më shumë se 40 orë do të angazhoheshin vullnetarisht, pasi angazhohen edhe kategori të tjera punonjësish në profesione të tjera. A do të ishte keq? Nuk e besoj, do të dilnin vullnetarë dhe do të shfrytëzonin të gjitha përfitimet e orarit shtesë të punës”, tha Ademi.






