Ademi: Me përkushtim dhe përgjegjësi do ta bëj më të mirën për BDI-në

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm dhe zgjedhjes së organeve partiake, është deklaruar edhe nënkryetari i ri i BDI, Arbër Ademi i cili ka theksuar se do ta bëj më të mirën për organizatën politike, pjesë e të cilës është dhe ai.

Të dashur qytetarë,

Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të Bashkimit Demokratik për Integrim,

Pas mbledhje së Këshillit të Përgjithshëm të partisë që u mbajt sot në Tetovë, me propozim të kryetarit Ali Ahmeti dhe me besimin e dhënë nga Këshilli i Përgjithshëm, prej sot jam zgjedhur Nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Falënderoj nga zemra çdo anëtarë për besimin e dhënë dhe shpresoj që me punë, përkushtim dhe përgjegjësi do ta bëj më të mirën për organizatën tonë politike dhe nuk do të zhgënjejë asnjë anëtarë e simpatizant të BDI-së.