Nënkryetari i BDI-së, njëherësh shef i grupit parlamentar të kësaj partie, Arbër Ademi vlerëson se Lëvizja Besa nuk ka fuqi politike për të bërë ndryshimin e Kushtetutës për të hequr termin 20% që i’u referohet të drejtave të shqiptarëve. Ademi tha se kjo parti opozitare ka vetëm dy deputetë dhe se nuk ka kredibilitet për të thirrur takime për tema të rëndësishme si ajo e “20%”-shit.
“Në vitin 2020 para se të formohet qeveria, edhe sot e kësaj dite legjitimiteti I tyre buron nga “sojuzi” me LSDM-në, nuk morën pjesë në tryezën e partive politike shqiptare për të ndarë përgjegjësinë për të parë se nga shkon vendi. Tani thirrje e takimit vetëm me partitë politike shqiptare nga Lëvizja është pa kredibilitet sepse Lëvizja Besa nuk ka fuqi organizative, fuqi politike, fuqi legjislative sepse i ka vetëm dy deputetë”, ka thene Ademi ne emisionin “Rruga drejt…” ne Alsat.
Maqedoni Ademi: Legjitimiteti i “Besës” buron nga “sojuzi” me LSDM-në…(Video)






