Ademi fton sportistët, artistët dhe figurat publike t’i bashkangjiten protestave

“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike,
ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj.
Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë.
Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, hajdeni të protestojmë bashkë.
Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve!”