Ademi dhe Dani publikojnë ilahinë “Salatullah”

Adem Ramadani dhe Ramdan Krasniqi-Dani sapo publikuan ilahinë kushtuar pejgamberit.

“Salatullah” titullohet ilahia e Ademit dhe Danit, me tekst dhe kompozim të vet Adem Ramadanit.

Për mix/masterin dhe aranzhimin u kujdes Rahman Kryeziu,  videoklipi është punuar nga BUG, kurse drupunuesi që shfaqet në klip është Imer Koka.

Kujtojmë se një ilahi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Dani e solli edhe vitin e kaluar.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Salatullah”, ilahia më e re nga Ramadan Krasniqi-Dani dhe Adem Ramadani.