Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, përmes një postimi publik ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të koalicionit VLEN, duke i akuzuar se ende nuk e kanë nënshkruar Rezolutën për UÇK-në informon Tetovasot.
“Paramendojeni, deputetët e VLEN-it ende nuk e kanë nënshkruar Rezolutën e UÇK-së. Për çfarë po presin? A ju nevojitet leje edhe për këtë gjë nga shefi i tyre?”, shkruan Ademi.
Sipas tij, zvarritja e nënshkrimit të kësaj rezolute përbën mungesë vullneti politik dhe qëndrimi të qartë ndaj një çështjeje që, siç thekson ai, ka peshë të veçantë historike dhe kombëtare për shqiptarët.
Reagimi i Ademit vjen në emër të Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e thelluar më tej debatin politik mes BDI-së dhe përfaqësuesve të VLEN-it lidhur me qëndrimin institucional ndaj Rezolutës për UÇK-në.Tetovasot





