Ademi akuzon Gjykatën Kushtetuese: Shfuqizimi i balancuesit rrezikon barazinë etnike

Arbër Ademi ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin është shfuqizuar mekanizmi i balancuesit – instrumenti i vetëm që garantonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike në institucionet publike të shtetit.

Sipas Ademit, ky vendim nuk ishte teknik, por me pasoja të rënda për barazinë etnike dhe funksionimin e drejt të institucioneve. “Një vit më pas, pasojat janë të qarta, të dhimbshme dhe alarmante”, deklaroi ai.