Vjehrra e këngëtares Adelina Thaçi ka festuar ditëlindjen, e kjo datë nuk ka kaluar pa u shënuar nga nusja e saj.
Adelina ka ndarë një urim publik përmes rrjeteve sociale.
Në një InstaStory, ajo ka publikuar një fotografi të vjehrrës, e cila shihet me një buqetë lulesh në dorë. Krahas fotos, Adelina ka shkruar disa fjalë urimi, duke i dëshiruar shëndet dhe ditëlindje të gëzuar, shkruan “Kosovarja”.
Urimi ka qenë i ngrohtë, duke reflektuar raportin e mirë familjar dhe respektin që këngëtarja ka për vjehrrën e saj.




