Adelina Tahiri pjesë e ‘Big Brother VIP 3’?

Teksa “Big Brother VIP 3” nis pas disa muajsh, të gjithë jemi shumë kuriozë të dimë mbi kastin e këtij viti.

Personazhe të shumta janë përfolur se do jenë pjesë e tij, por nuk ka asnjë konfirmim pasi është ende shumë herët.

Këngëtarja Adelina Tahiri tha se i pëlqen ky format dhe e ka marrë ftesën për të qenë pjesë e tij edicionin e parë. Por, aktualisht e përjashton si mundësi për shkak të djalit.

“Më pëlqen. Ky BBV është i vetmi që e kam ndjekur. Kam marrë shumë mesazhe të futem aty. Unë jam shumë realiste dhe e çiltër. Nuk është se nuk kam patur ftesë. Nuk pranova prej djalit.”- tha ajo në “Pushime on Top”.