Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen, kjo është mosha e saj

Dita e sotme është shumë e veçantë për Adelina Ismailin.

Këngëtarja, e cila ndryshe njihet edhe si diva e estradës shqiptare, me këtë datë feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Adelina, e cila numëron shumë hite në repertorin e saj, sot mbushi plot 40 vjet jetë.

Këngëtarja është e martuar me Val Krasniqin dhe bashkë kanë një djalë, që e kanë pagëzuar Uliks.

Për ndryshe, “Qikat” titullohet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili, në duet me Rina Balajn.