Mbrëmjen e djemshme u mbajt nata finale e “Festivalit të këngës” në RTSH.
Fituese u shpall këngëtarja Arilena Ara e cila dha performancë magjike me këngën “Shaj”.
Para por edhe pas fitores ajo ka pranuar mbështjetje jashtëzakonisht të madhe nga kolegët dhe jo vetëm.
Publiku po ashtu i është gëzuar faktit se ajo do të na përfaqësojë në Eurovizion.
Ndër emrat e famshëm që e kanë uruar Arilenën ka qenë edhe Adelina Ismaili.