Adelina Berisha paralajmëron këngën e re, transformohet për klipin

Adelina po kthehet me këngë të re.

Sikurse shumë artistë që kanë paralajmëruar këngë për sezonën e nxehtë, edhe Adelina veproi njësoi, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja me anë të rrjeteve sociale bëri të ditur se kënga e saj e re lansohet shumë shpejt bashkë me videoklip.

Ajo shkëputi disa sekuenca të videoklipit, ku shfaqet me flokë të kuqe, siç nuk e kemi parë më herët dhe mezi njihej.

“Së shpejti”, shkroi Adelina, duke mos zbuluar më shumë detaje rreth asaj kënge.

 

Projekti i fundit i Adelina Berishës është “Valla”, këngë të cilën e solli në mars të këtij viti dhe mori mbi një milion klikime në YouTube.

Fansave u mbetet të presin e të shohin se çfarë po përgatit këtë herë ajo.