Adele dhe Rich Paul konfirmojnë që janë martuar

Këngëtarja me famë botërore, Adele ka konfirmuar martesën e saj me agjentin sportiv Rich Paul.

Adele e dha këtë lajm për publikun në shfaqjen e mikut të saj Alan Carr.

Dy nga pjesëmarrësit në këtë shfaqje kanë treguar se kur Alan pyeti nëse dikush është martuar kohëve të fundit, Adele bërtiti me të madhe “Unë”.

Adele ka shumë kohë që Rich Paul e konsideron bashkëshortin e saj, herën e fundit e bëri këtë në shtator në Las Vegas.

Ajo i tha një fanse të saj se nuk mund të martohej me të pasi që burri i saj ishte aty i pranishëm.

“Jo, nuk dua të provoj. Unë jam me Rich. Je çmendur, më lër të qetë.” tha Adele kur një pjesëmarrëse në event kërkoi të ia vërtetoj këtë.

Adele dhe burri i saj kanë treguar për dashurinë e tyre tash e dy vite kur u fotografuan në një ndeshje basketbolli të NBA.

Këngëtarja u nda me ish bashkëshortin e saj në vitin 2019 me të cilin e kanë një djal 10 vjeçar, Angelo.