Shkruan: Fejzi Hajdari
Politika gjatë këtyre dy dekadave të fundit, e ka banalizuar skajshmërisht shprehjen “datë historike mbrë kombëtare”. Me këtë shprehje vend e pa vend, event ose ndodhi politike me vlerë e pa të, e shpallte “historike”. Madje-madje edhe luftrat i pagëzoni si “mbarëkombëtare” ndërkohë që luftonin në 5-6 fshatrat të një zone… Nejse!
Gjithsesi se nëse dikujt i ka munguar ndonjë event i këtij karakteri, i peshës historike mbarëkombëtare, ata janë padyshim edhe shqiptarët e Maqedonisë së veriut. Ju e dini se popujt e rajonit të cilët kanë shtetet e tyre amë kanë edhe pakica qe jetojnë nëpër shtetet fqinje. Mu për këtë kanë përpiluar edhe projekte të ndryshme mbarëkombëtare. Në këtë drejtim prijnë sërbët, kroatët, hungarezët… të cilët kanë realizuar disa projekte te këtij lloji të karakterit nacional.
Nga ana tjetër, shqiptarët e kanë shtetin amë shqipërinë por tani më shumë se dy dekadat e fundit edhe shtetin e Kosovës, megjithatë deri sot akoma nuk arritën të realizojnë asnjë projekt mbarëkombëtarë i cili do të ngërthente shqiptarët e rajonit. Megjithatë projekti i parë mbarëkombëtarë i quajtur Abetarja Unike, e prishi këtë klisheizim. Në fakt, Abetrja Unike për herë të parë, në këtë datë historike 25 shtetor, arriti për të parën herë edhe në bankat e nxënësvë shqiptarë të shkollës fillore “Bajram Shabani” Kumanovë. Për të qenë proteginistë të këtij eventi sa solem po aq edhe të rëndësishëm kombbëtarë, hise i ra zëvendëskryeministrit Arben Fetai dhe ambasadortit të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut z.Denion Meidani.
Kjo është datë me peshë të madhe kombëtare, sepse shënon realizimin e projektit të parë mbarëkombëtarë kulturoro-kombëtarë. Ajo që ra në sy lidhur me këtë event kaq të vecaantë dhe shumë të rëndësishëm, ishte mbulimi pothujase shumë i zbehtë i mediave të këtushme, të cilat janë shumë të preokupuar me zhvillime të kryesisht të politikës ditore por edhe me evente e ndodhi triviale. Gjithsesi se kjo ngjarje përpos rëndësisë ka edhe simbolikën e jashtzakonshme si dhe impaktin tek shqiptarët në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut.
Ky projekt duhet të shënojë nismën e mbarë edhe për projekte të tjera mbarëkombëtare sidomos shënimin e datave historike kombëtare, sic janë Dita e Alfabetit – 22 Nëntori, Dita e Flamurit etj. Të tillat evente ndikojnë dukshëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare gjë që do të reflektonte edhe me ngritjen e organizimit si një komb, njësoj sic bëjnë edhe popujt tjerë të rajonit.