Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 145-të, sot pasdite, pa debat votoi Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor(KSHZ), përcjell INA.

Për vendimin votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga partitë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim gjegjësisht tani VLEN. Zgjedhja e tij plotëson përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. KSHZ-ja ishte pa anëtarin e shtatë për disa muaj, pasi Krenar Loga u bë ministër i Drejtësisë.(INA)