Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk e ka problem nëse mbetet numri dy në listën e kësaj partie, nëse vendi shkon në zgjedhje.
Ai i bëri këto deklarata në Debat Plus, duke folur për mundësinë që Vjosa Osmani t’i prijë kësaj liste.
‘S’e kam asnjë problem për këtë, për bashkim të LDK-së, unë vërtetë e du LDK-në ma shumë se vetën. Kam me bë çmos për bashkimin, absolutisht asnjë pengesë (nëse Osmani i prin listës)”, tha ai.
Mes tjerash, Abdixhiku tha:
“Me Vjosën kam një vision të përbashkët për shumë gjëra. Nuk po flas në aspekt personal si njerëz se njihemi moti, kemi ndryshuar në 5 vitet e fundit, s’jemi më të njëjtit si para 5 viteve, por sa herë jemi takuar kemi pasur një komunikim të hapur e të sinqertë për vendin.
Kritika kam pas edhe unë, i kam thënë në disa raste, dhe besoj që kemi mundur të parandalojmë disa procese që kanë thyer demokracinë, porn ë raste të tjera duhet të shtroj mbështetjen e plotë për përfaqësime ndërkombëtare që pak kush mund t’i arrij, e që besoj se na duhet shumë si vend.
Çdo diskutim tani duket më shumë si kalkulim elektoral, por unë kam nis bashkimin e të djathtës brenda LDK-së. Patjetër që Vjosa Osmani është pjesë thelbësore e një bashkëpunimi të tillë”.



