Abdixhiku: Takimi me Kurtin e Osmanin do të mbahet këtë të premte

Këtë e bëri të ditur Abdixhiku gjatë homazheve në Prekaz. Derisa shtoi se beson që gjatë kësaj jave do të formohen edhe organet drejtuese të LDK-së.

Ai tha se takimi me Kurtin dhe Osmanin do të mbahet të premten në orën 14:30.

“Po besoj që gjatë javës do të kemi konsolidimin e gjitha organeve drejtuese të LDK-së, dhe do të vazhdojmë konsultimet e brendshme për zhvillimet politike në vend. Takimin e radhës e kemi të konfirmuar me Osmanin dhe kryetarin e LVV-së për këtë të premten në orën 14:30, do të vazhdoj konsultimet me akterët e brendshëm të LDK-së për këtë takim”, ka thënë Abdixhiku.