Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Dy rrugë janë përpara për çështjen e presidentit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur para mediave pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Kuvend.

Ai tha se për çështjen e presidentit duhen dy rrugë, raporton Klankosova.tv.

“Ne folem për çështjen më të rëndësishme, të presidentit, dhe afatin kushtetues që po na rrjedh. Dakordimi i përgjithshëm është se ka vetëm dy rrugë, dhe duhet konsensus politik, mes faktorëve të vendit, dhe ky konsesus politik duhet të ndërtohet mes këtyre 90 ditëve, ose duhet një marrëveshje klasike politike”, tha mes tjerash Abdixhiku. /Klankosova.tv