Abdixhiku: Mocioni bëhet kur ka gjasë, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe atë të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak.

Pas takimit, Abdixhiku ka dhënë një prononcim për media, ku ka thënë se mocioni i mosbesimit realizohet kur ka gjasë dhe vota, raporton Klan Kosova.

“Qytetarët e Kosovës të kuptojnë përtej populizmit rrugën që Kurti po e fut Kosovën sot, unë shpresoj që të reflektojë i njëjti dhe sërish i bëj thirrje presidentes Osmani që të jetë më e zëshme dhe më e qartë në këtë moment kritik për Kosovën, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se është i shqetësuar me situatën në veri të Kosovës.

“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka gjasë dhe vota, ju e dini numrin e opozitës në Kuvend, pra nuk jemi të interesuar për deklarime dhe beteja politike, jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe për rrugën që do ta kemi përpara bashke me aleatë”, ka përfunduar ai.