Abdixhiku hap dyert e LDK-së për Vjosa Osmanin: Kushdo që e ndien veten pjesë të LDK-së, i mirëseardhur

Kryetari i ri I LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se çdo njeri që mendon se mund të kontribojë në LDK është i mirëseardhur me qenë pjesë e LDK-së.

Abdixhiku në Pressing të T7 tha se nuk kanë njerëz për të përjashtuar por as nuk kanë mjaftueshëm njerëz për të ecur përpara.

“Çdo njeri që ndihet si LDK që ndihet që mundet me i kontribu LDK-së, që mundet me i kontribu projektit tim, dhe udhëheqësisë që unë provoj ta ndërtojë, është i mirëseardhur me qenë LDK”, tha ABdixhiku.

“Çdo njeri që se sheh veten pjesë të këtij projekti do të bisedojmë e do të bindemi për t’i dhënë se paku kontribut këtij grupimi politik sepse unë gjithmonë them se s’kemi njerëz për të përjashtuar por s’kemi njerëz as mjaftueshëm për të ecur përpara. Prandaj na duhen njerëz kredibil, të pastër, me kredibilitet publik që e kthejnë familjen tonë politike në vendin e saj meritor dhe është legjitime me e kërku vendin tonë meritor. Me lakmu më pak për pushtet, me pasë një projekt më afatgjatë por pushteti është qëllimi sepse ne besojmë që idetë tona politike duhet me , përkthy në ide qeverisëse të vendit”, shtoi ai.