Abdixhiku: Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetarë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas arritjes së marrëveshjes në mes LDK-së dhe VV-së, ka thënë se të dy palët po i japim Kosovës institucione që do t’i dalin vendit zot brenda e jashtë.

“Bëmë marrëveshje sepse ky ishte vullneti qytetar; i shumicës së votuesve që me 6 tetor folën qartë. Bëmë marrëveshje sepse idetë që na bashkojnë janë më të shumta se sa ato që na ndajnë. E partnerët e matur e serioz, në kohë të vështira, zgjedhin gjuhën e rrugën bashkë. Të dy palët e duam një Kosovë të jetueshme, për vete, për fëmijët e për prindërit e tanë. Të dy palët po i japim Kosovës institucione që do t’i dalin vendit zot – brenda e jashtë. Kemi humbur kohë mjaft, por kemi ide të qarta përpara. Puna e vërtetë fillon tash. Nga sot, asnjërin mbështetës s’guxojmë ta dëshpërojmë, e secilin skeptik duhet ta bindim ndryshe. Kosova është e të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.