Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka postuar në Facebook fjalën në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Ai ka thënë “shpresoj që Zoti më jep forcë, dije e maturi, të ju prijë në këtë garë me dinjitet”.
Abdixhiku i tha Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së se janë mbledhur për një thirrje që vjen ata që janë mashtruar nga populizmi e dëmtuar nga propaganda
“Jemi mbledhur për një thirrje që na vjen vazhdimisht nga e gjithë Kosova; nga njerëzit e këtij vendi të lënë në harresë, nga ata të mashtruarit nga popullizmi, nga ata të dëmtuarit nga propaganda, nga ata që kanë humbur shpresën në vendin e vet, dhe presin një ëndërr të ju kumtohet nëpërmjet një rruge të re”, ka thënë ndër tjerash ai.




