Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, ka kërkuar implementim të shpejtë të Deklaratës së Personave të Zhdukur, e cila u arrit më 2 maj në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.
Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar e mirëpret angazhimi ne Kosovës dhe Serbisë për Deklaratën e Personave të Zhdukur, por sipas tij, familjarët dhe shoqëria në të dy shtete do t’i besojnë atij angazhimi nëse ajo zbatohet.
“Vitet po kalojnë dhe pikëllimi i familjarëve të të zhdukurve nuk shuhet. Ne duhet të diskutojmë së bashku, në nivel njerëzor, për të mësuar për të dashurit tanë. Këto ishin mesazhet që mora nga takimi im me të rinjtë në Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur”, shkroi Abbott, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Kosova e Serbia më 2 maj nënshkruan Deklaratën për Personat e Zhdukur me Forcë gjatë luftës në Kosovë.
Kjo Deklaratë përfshinë të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio – incizimet dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë edhe dokumentet e klasifikuara.




