Abazoviqit i vjen një “goditje” pas deklaratës për “Ballkanin e Hapur”: Nuk ka nevojë per më shumë shërbëtorë serb!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë është shprehur që iniciativa e “Ballkanit të Hapur”, është përparësi për Kosovën, duke shprehur kështu qëndrimin e tij pozitivë për këtë iniciativë.

E në lidhje me këtë deklaratë të Abazoviçit ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi duke u shprehur që i njejti ka filluar t’i ngjajë Edi Ramës, përcjell “Bota sot”.

Nga kjo pikëpamje shoh se Abazoviç dëshiron të hyjë në garë me kryeministrin e Shqipërisë, se kush më shumë e kush më mirë do t’i shërbejë presidentit të Serbisë, shkruan tutje profesori.

Ndër të tjera profesori thotë që se presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç, nuk pajtohet me këtë qëndrim të papranueshem të kryeministrit të tij.

Postimi i plotë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka filluar t’i ngjajë Edi Ramës. Sot jo vetëm ka shpreh përkrahjen e tij për Ballkanin e Hapur, por edhe i ka treguar Kosovës se çfarë është e mirë për të! D.m.th i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që ta përkrahë këtë projekt serb!

Nga kjo pikëpamje shoh se Abazoviç dëshiron të hyjë në garë me kryeministrin e Shqipërisë, se kush më shumë e kush më mirë do t’i shërbejë presidentit të Serbisë!

Jam i bindur se presidenti i Malit te Zi, Milo Gjukanoviç, nuk pajtohet me këtë qëndrim të papranueshem të kryeministrit të tij! Ashtu siç nuk u pajtua presidenti i Maqedonisë së Veriut me qëndrimin e Zaevit dhe për këtë shkak e çoi për lesh jashtë politikës!

Kjo bindje imja buron nga fakti se përveç njrëezve të Sorosit, askush nuk e do Open Balkan. Dhe ata që duan Ballkanin e Hapur janë kundër Procesit të Berlinit! Mjaftojnë Rama dhe Vuçiq për të punuar për Serbinë! Ballkani nuk ka nevojë për më shumë shërbëtore të Beogradit dhe të George Sorosit!