Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Pas takimit nuk ka pasur deklarata, kurse lajmin për këtë takim, Xhaferi e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Në takimin me nënkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Dritan Abazović, u pajtuam se të gjitha institucionet duhet të vazhdojnë të angazhohen për thellimin e marrëdhënieve rajonale si bazë për një bashkëpunim ekonomik më intensiv dhe bashkëpunim partner më intensiv për ardhmëri të përbashkët euroatlantike të gjitha rajonit”, shkruan Xhaferi.
Maqedoni Abazoviq shtrëngon fortë Talat Xhaferin, ja për çka biseduan





