Deputeti i AAK-së, Haki Abazi në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova është shprehur se koha që dikush voton vetëm për kreun e listës, ka përfunduar.
“Duket që është tentimi për të futur një listë kaq të dobët të deputetëve, sepse më besoni që asnjë komunë e Kosovës nuk ka përfaqësues në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Edhe më koha që dikush voton vetëm për kreun e listës, ka përfunduar”, ka thënë ai.
Abazi ka pohuar, se të hyjë në koalicion me dikë, Kurti është i gatshëm të heq dorë nga posti i kryeministrit.
“Sigurisht që është. Taktizimi i tij nuk ka fund, sepse është manipulim me sentimentin qytetar”, është shprehur ai.