Abazi: Kurti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti, unë s’kam votë kundër Qeverisë Kurti

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, rikonfirmoi të enjten se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Në një konferencë për media, ai tha se urdhri është dhënë nga kryeministri Albin Kurti, pasi i njëjti po kërkon njerëz që duan ta rrëzojnë nga pushteti. Megjithatë, Abazi tha se nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti.