AAA-ASH: BDI dhe LSDM po keqpërdorin kartelat sociale të pandemisë për të blerë vota (VIDEO)

Koalicioni AAA-ASH ka akuzuar partitë LSDM dhe BDI se, në prag të zgjedhjeve po blejnë vota duke keqpërdorur kartelat sociale të pandemisë.
“Binomi i pushtetit po blenë vota me paratën e qytetarëve. Ditëve të fundit janë shpeshtuar masat që binomi LSDM-BDI i ndërmerr që të fitojë në zgjedhje. Është për të ardhur keq që një pushtet që të ka varfëruar kaq vite pikërisht këto ditë i ka lëshuar në qarkullim kartelat sociale të pandemisë për të rritur kështu numrin e votave”, tha Daim Luçi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të koalicionit AAA-ASH. Sipas tij, fakti që këto kartela janë lëshuar në ditët e fundit të fushatës është tendencioz dhe i mirëplanifikuar që kjo të jetë në një mënyrë më indirekte blerje e votës së qytetarëve me të ardhura të pakta financiare. “Një dukuri tjetër kësaj radhe e ushtruar nga BDI është fenomeni i marrjes së letërnjoftimeve nga Enti për Punë Sociale gjatë aplikimit në qendrat rajonale duke ua mbajtur aplikuesve dokumentet deri pas zgjedhjeve, gjoja për t’ua rregulluar ndihmat sociale, ndërsa në fakt dokumenti persona u merret sepse i njohin që janë votues kundër tyre dhe kështu duan të paralizojnë votën e tyre”, u shpreh Luçi. Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtarë të mos lejojë që zgjedhjet të keqpërdoren nga LSDM-ja dhe BDI-ja. “Duke i parë këto marifete si dhe këcënimet e përditshme që u bëhen aktivistëve ne seriozisht kemi drojë për një proces demokratik zgjedhor. Këto mund të jenë zgjedhjet më të manipuluara në historinë tonë demokratike. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtarë, në veçanti nga misioni OSBE-ODIHR që t’i regjistrojë këto dukuri dhe të ndihmojë që procesi zgjedhor të jetë transparent, i lirë dhe pa presione”, tha Daim Luçi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të koalicionit AAA-ASH.

AAA-ASH: BDI dhe LSDM po blejnë vota me kartelat sociale të pandemisë

AAA-ASH: BDI dhe LSDM po blejnë vota me kartelat sociale të pandemisë

Posted by Lajm TV on Wednesday, July 8, 2020