A u shuan shpresat për hyrjen e ASH-së në Qeveri? Thaçi: Pyeteni Ali Ahmetin! (Video)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se Qeveria nuk ka nevojë për përfshirjen e ASH-së, pasi ka numrat e duhur për të funksionuar.

“Ali Ahmeti ka biseduar me ata. “Duhet me fol me Alinë. Nuk me interesojnë më fare. Jo sot por prej atëherë kur e hodhën nënshkrimin me faktorin politik maqedonas që kontestonte procesin integrues, unë nuk mendoj se ata janë forcë politike serioze. Qeveri nuk ka nevojë për ata, por Qeveria do të duhet të ketë qasje konstruktive. Të gjithë janë të interesuar që këtë proces ta shtyejmë përpara, duhet ta shtyejmë. Nuk besoj se Qeveria duhet të sillet si opozita maqedonase se çdo ditë jemi në zgjedhje. Një herë në katër vjet ka zgjedhje. Mendoj se qeveria mbahet mirë në këtë drejtim”, tha Thaçi për gazetën LAJM.