Shkaqet e tragjedisë në kantierin e ndërtimit në “Kisella Vodë” të Shkupit, vazhdojnë të hetohen.
Prokurori Publik kërkon autopsi të të ndjerit dhe ka inspektuar kantierin e ndërtimit, ku vdiq një punëtor dhe u plagosën tre të tjerë.
Një prokuror publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, e ka inspektuar vendin në “Kisella Vodë”, ku një punëtor humbi jetën dhe tre u plagosën, nga shembja e dheut në një kantier ndërtimi.
Prokurori Publik ka lëshuar urdhër për autopsi të të ndjerit.
– Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektori Ndërtimor Komunal po hetojnë gjithashtu shkaqet e aksidentit dhe respektimin e rregulloreve të sigurisë në punë – ka njoftuar Prokuroria.
Më parë, Dr. Dragan Panov, udhëheqës turni në Shërbimin e Mjekësisë Emergjente – Shkup, informoi për MIA-n, se sipas informacioneve fillestare, viktimat ka shumë të ngjarë të jenë midis moshës 35 dhe 45 vjeç, por, hetimi do të tregojë se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti.
Viktima, sipas informacioneve të para, është 34 vjeç. (plusinfo)
Lajme A u respektuan rregullat për mbrojtje gjatë punës?



