A thua cili është pazari apo ‘kaucioni’ për lirimin e Sasho Mijallkovit, kush garanton se nuk ikë?!

Nga Naser Pajaziti

Ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov sonte doli nga qelia e burgut të Shutkës drejt hotelit “Marriot” që si adresë figuronte në dokumentet e tij.

Ai u lirua duke mos qëndruar as në “arrest shtëpiak” me kaucion hipotekar 11 milion euro!!!

Paramendoni sa bëjnë e si i ka bërë?!

A thua vallë duket një pazar i pastër i instaluar dhe praktikuar nga dora e zgjatur e rrjetit të koordinuar institucional?!

A thua cili është pazari apo ‘kaucioni’ për lirimin e padrinos, që festat e ndërrimit të moteve do i kaloj në katin e pestë të hotelit luksoz Marriot në zemër të Shkupit, ku është aksionar?

A është e sigurt që ky njeri i shtetit të thellë dhe të kapur nuk i’a therr dikund.

Kush garanton?

Së fundi kemi trende të arratisjeve të banditëve me kollare dhe politikanëve të korruptuar nëpër vende diktatoriale, kriminale dhe një shqetësim i tillë shprehet edhe në raportet e administratës amerikane.

A garanton ky pushtet, kur dihet që para syve apo me një sy mbyllur i iku Nikolla Gruevski.

Hyrje daljet e Mijallkovit nga burgu po vulosin dhe po i bindin aleatët properendimor, sidomos SHBA-të se për një shtet me sistem të rënë të drejtësisë dhe një shembull i shëmtuar.

Dhe së fundi lirimi i tij po ndodhë në kohën kur ky pushtet ka planin për instalimin e pasardhësit të Zaevit në postin e kryeministrit ?

Zot na ruaj, Amerikë na ndihmo!