LAJM: Nëse tërhiqet nga Qeveria, BDI heq dorë nga kryeministri shqiptar, premtimi kryesor i fushatës së vitit 2020. A i bie kjo se i mashtruat votuesit me këtë premtim?
Arbër Ademi: BDI asnjëherë nuk ka mashtruar votuesit, mbështetësit, por edhe mbarë opinionin. Nëse doni të dini përgjigjen e saktë për çdo çështje, qoftë ajo edhe e madhe politike, drejtohuni tek BDI, aty do ta merrni përgjigjen e saktë, të drejtë, korrekte dhe të vërtetë. Andaj edhe për këtë çështje sigurisht që ne jemi angazhuar dhe po angazhohemi. Ju e dini marrëveshja politike me rastin e konstituimit të kësaj mazhorance parlamentare qeverisëse u bë publike për mbarë opinionin dhe nuk u tha nga ne por u pohua nga partnerët tanë se kjo çështje është tashmë e zgjidhur me çka me propozim të BDI do të ketë edhe kryeministër shqiptar. Zhvillimet e fundit politike, na bënë që të jemi në mbledhje të vazhdueshme, takime të vazhdueshme, konsulta të vazhdueshme. Andaj edhe për këtë çështje me kohë do të njoftoheni sapo të ketë dicka të re nga këta takime e konsulta në BDI.