A po shkojmë drejt lufës së tretë botërore?!

Për shkak të imazhit, homazhit ose ceremonialit të saj të llahtarshëm, trishtues ose funeral, vdekja ose morti sipas Soren Kirkërhardit, është gjithçka tjetër përveç asaj që nuk do ndodhemi më në jetë, dhe nuk do jemi kurrë më aty (prezent) si dikur.

U mor vesh se bota ose civilizimi ynë botërorë, sikur janë futur ose mbërthyer si të thuash në ankth ose depresion të madh nga kriza aktuale në mes Ukrainës dhe Rusisë që po shkakton ethe ose frikë të madhe në vende dhe meridiane të ndryshme gjithandej globit. Duke i vënë botën ose civilizimin tonë-përball të të fikëti ose një infrakti të përgjithëm.

Bëhet fjalë mbi frikën latente ose permanente mbi ndonjë luftë ose përplasje eventuale në mes SHBA-së (Natos) ose Perëndimit me Rusinë për shkak të Ukrainës, ku nuk përjashtohet edhe përdorimi i armëve nukleare ose atomike. Kjo do nënkuptonte edhe shndërrimin e botës ose planetit tonë në pluhur ose material radioaktiv.

As politika e lartë ose diplomacia e kualifikuar, kolokfiale, seiminarike, elokuente, insubordinuese, intelektuale, profesionale ose intelegjente, për çastin ose momentin, nuk kanë si të thuash ndonjë “shkop magjik” ose “uratë të lartë hyjnore” ose profetike për t’i shëruar gjithë ata ambiciet ose sëmundjet e moçme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, gjeostrategjike, gjeopolitike, konjukturale, nomenklaturale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera nga e kaluara.

Rusët për shkak të asaj se shteti dhe kisha e parë ruse (lexo: “Kijevskaja Rasia” dhe “Rasijskaja Knezhevina”)-kanë lindur ose janë themeluar në teritorin e sotëm të Ukrainës, si dhe për shkak të rëndësisë së posaçme gjeostrategjike ose gjeopolitike të Ukrainës (e sidomos ujdhesës së Krimës, Donjeckit, Donbasit ose zonave tjera në kufi me vendët e ndryshme anëtare të Natos, pretendojnë se kanë të drejt në formulat ose doktrinat e tyre ushtarake, strategjike ose gjeopolitike në Ukrainë.

Ndërkaq, SHBA-së, Britania e Madhe, Natoja ose Perëndimi, ka kohë që ia kanë tërhequr vërejtjen Rusisë mbi pasojat kolaterale, multilaterale ose katastrofale të

sulmit ose invazionit të saj eventual në Ukrainë.

Kina ndërkaq, duke përfituar nga tensionet ose acarimet e vazhdueshme (sistematike) ose permanente në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë: Vazhdon të bëj sehir, duke përfituar shumfish nga përplasjet ose acarimet e vazhdushme brenda “racës së bardhë” me formulën ose doktrinën e njohur “neutrale” ose “izolacioniste” “të stilit ose manirit të njohur “tarrakota” të paraqitur ose prezatuar dikur nga Marko Pollo etj.

Kështu që revizionizmi, hegjemonizmi dhe ekspanzionizmi kinez (me patericat e quajtura Koreja e Veriut, Vietnami, Mongolia, Burma etj.)-ka shënuar pikën kulmore (kulminanante) në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shtoja këtu edhe luftërat ose përplasjet e vazhdueshme të botës arabe ose muslimane me botën e pasur dhe të zhvilluar kristiane ose perëndimore dhe kështu me radhë që shkojnë në konton ose favorët e Kinës ose “racës së verdhë”.

Ndaj, meqë, sipas E. Frommit dhe H. Bergsonit, njerëzit, gjithmonë do duhej të vdisnin dy herë nga sëmundjet, luftërat, krizat ose fatkeqësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, para se të lindin ose fillojnë të jetojnë si duhet: Do theksuar në vazhdim se qarqe dhe forca të errëta kontrarevolucionare, dogmatike, demegogjike, hipokrite, demoniste, reaksionare dhe diabolike, në vorbullën e luftërave të njohura speciale, psikologjike, subverzive, agjituese, propagandistike, kimike, biologjike, virusale, baktereologjike dhe të tjera: Gjithmonë janë të interesuara dhe përgatitura për skenare të ndryshme të Xhorxh Orvelit, Kolakovskit etj., në kuader të “mbretërisë së të keqës” ose blasfemisë politike, ekonomike, industriale, teknologjike, kimike, biologjike, bakteorologike etj.! E sidomos kundër Perëndimit ose Oksidentit, ku asnjëherë nuk janë të përjashtuar komploti, shantazhi, sabotazhi, manipulimi ose teoritë e ndryshme të konspiracionit dhe dekonspiracionit në kushtët ose rrethanat e rënduara të pandemisë globale të Covid 19 etj.

Kështu që edhe idetë, konceptet, doktrinat ose teoritë e njohura shkencore (medicionale) dhe humaniste, sikur ndodhen të varura dhe ndikura nga shumë faktor të ndryshëm kolateral dhe multilateral.

Ndaj, aftësia ose shkathtësia e njohur studiuese, hulumtuese dhe zbuluese, janë bazat dhe kriteret themelore mbi kodifikimin, deshifrimin ose deskriptimin e luftërave,

formulave ose doktrinave të njohura (panjohura) mjekësore, ushtarake, subverzive, psikologjike, propagandistike etj.

Një digresion:

Siç dihet, idetë, konceptët, doktrinat dhe teoritë moderne ose bashkëkohore mbi luftërat e ndryshme në kohë dhe hapësire, kanë filluar të aplikohen, zbatohen dhe të bëhen valide në shekullin XVIII (18) dhe XIX (19) -me rastin e zbulimit dhe përdorimit të municionit ose armëve të zjarrta (pushkëve, topave, tanskëve etj.) si dhe të ngritjes ose promivimit të armatave ose ushtrive të mëdha dhe të fuqishme shtetërore dhe nacionale gjithandej kontinentit dhe globit tonë. Duke i përfshitë ose nënkuptuar këtu idetë, konceptet, doktrinat ose teoritë e njohura ushtarake ose luftarake të K. Von Klausewitzit, A. H Jomminit, L. Von Ranckes, Th. Schiederit, Xh. Sorelit, W. Paretit dhe të tjerëve së bashku me shtrirjen ose zgjerimin e luftërave ose konflikteve të ndryshme nga niveli lokal ose rajonal (regjional) në nivel botëror ose interkontinental. Sidomos në shekullin XX (2O) kur ndodhën ose u zhvilluan edhe dy luftërat e mëdha botërore si pasojë e luftërave ose konfliktëve të ndryshme lokale, rajonale ose regjionale.

Ndryshe nga kjo, renesansa e cila ka filluar në shekullin XIV (14) dhe ka zgjatur plot dy shekuj ose 2OO vite me radhë, mund të konsiderohet si njëra prej etapava ose periudhave me të plleshme, me reformatore, me evolutive dhe me revolucionare ose restaurore në historinë e pergjithshme të kulturës dhe civilizimit tonë njerëzorë.

Shpikja e barotit dhe tipogragisë, zbulimi i Amerikës dhe shtetëve ose kontinentëve tjera, kosmologjia ose astrofizika e re e Galileut dhe Kopernikut, iluminati, restaurimi ose reformacioni, zbulimët e reja gjegrafike, shkencore ose humaniste së bashku me një mori risishë ose novitetësh tjera shkencore ose metodologjike: Asokohe e mundësuan ndarjen e shkencës dhe medicinës nga dogmat ose demagogjitë e ndryshme të religjionit, konspiracionit, alkimizmit, ezoterizmit, hedonizmit, dogmatizmit, agnosticizmit, skolastikës, retorikës dhe patetikës mesjetare.

Aty i kemi edhe Leonardo da Vinçin, Boçelin, Mikelangjello Bonarotin, Françesko Petrarken, Jeronim De Raden etj.

U morr vesh se rënia ose pushtimi i Konstantinopojes (Stambollit të sotëm) me 1453, atëbotë i shpërndau ose degëdisi mësuesit ose dijetarët e njohur grek së bashku me letrat ose shkrimët e tyre letrare, shkencore ose kulturologjike gjithandej Europës dhe me largë. Sokrati, Aristoteli, Platoni, Galeni, Hipokrati dhe të tjerë, tani mund të lëxohëshin, mësohëshin dhe studiuoheshin vetëm në bazë të burimëve ose deftesave të ndryshme, dhe jo nga përkthimet e njohura të romakëve, arabëve (muslimanëve) ose hebrenjve.

Edhe medicina ose mjekësia, kishte zënë të quhej si “skolastikë jetësore” për shkak të lidhje-ndarjeve të saj dialektike, organike dhe empirike me jetën e përditshme, reale dhe praktike.

Mësimdhënësit ose pedagogët mjekësor ose medicional, asokohe kryesisht i përkthenin, mësonin dhe shpjegonin veprat ose mësimet e njohura të shkencëtarëve ose dijetarëve të njohur grek, romak, arab ose musliman. Kryesisht ato të Hipokratit, Galenit, Avicienit, Ibn Rushdiut etj. Parimisht ishte e ndaluar praktika, por jo edhe teoria.

Feja ose religjioni nuk e lejonin derdhjen e gjakut, shpimin (shpuarjen) e trupit dhe obduksionin. Kështu që deri vonë nepër shkollat ose univerzitetët mjekësore, ishin të ndaluara kirurgjia, anatomia dhe disa lëndë të tjera nga shkenca e medicinës.

Ndërkaq, në periudhën e renesansës, kirurgët do quhën ose titullohën si ‘mjeshtër’ ose ‘maestro të zanatit ose profesionit’ dhe ishin të bashkuar në kuader të korporatave profesionale.

Ndonëse, edhe shkolla e njohur medicionale e Parist, në vitin 13OO, kishte qëndrim negator dhe reaksionar ndaj kirurgjisë.

Anatomia mësohej së bashku me fiziologjinë dhe medicinën e përgjithshme praktike dhe teorike.

Tek në gjysmën e dytë të shek.XIII (13) kirurgjia si lëndë ose disiplinë e
posaçme e medicinës, kishte filluar të mësohej ose ligjërohej në Univerzitetin e famshëm të Bolonjes (Itali) së bashku me librin e parë të Anatomisë dhe Kirurgjisë në Europë, të shkenctarit dhe profesorit të shquar italian, Mondino de Luzzi.

Ndërkohë që disekcionet ose obduksionet e para të trupave të vdekur njerëzor nepër fakultetët ose univerzitetët e njohura të Bolonjes, Napolit, Salernos etj., asokohe ishin quajtur si ngjarje senzacionale dhe bombastike, apo si “teatro të anatomisë dhe kirurgjisë”!

Edhe në Univerzitetin e njohur të Montpeljes në Francë, dikur ishte futur praktika e lartërmendur italiane e obduksionit dhe disekcionit.

Në Moskë, Kijevë, Krakov, Lavov, Granjsk (Dancig) dhe Dnjeper të Rusisë, Ukrainès dhe Polonisë në vitin 1669 gjithashtu, por me dekrete tè posaçme mbretërore ose perandorake, gjithashtu.

Enciklopedia e përgjithshme kirurgjike e asaj kohe ndodhët e ndërlidhur me emrin dhe mbiemrin e shkenctarit, pedagogut ose kirurgut të njohur francez, Guy de Chollak ( 13OO-1368)- një studenti dhe pedagogu të shquar të Univerzitetëve të Bolonjes (Itali) dhe Montppeljes (Francë)

Ndërkaq, në periudhën e Renesansës, emrat më të shquar në fushën e medicinës ishin: iitalianët Girolamo Fracastoro dhe Leonardo da Vinçi, gjermani (flamani), Andreas Vesalius, anglezi William Harvey, francezi Ambriose Pare, gjermanët Theofrast B. von Hohenheim dhe Phiipp Aurelius-autor të librit të njohur “De Humani Corporis Fabrica”; homologët e tyre rusë dhe polak si George Dragobich Katermak dhe Philipp Lashkovsky, anglezi ose britaniku i shquar T. Sidenham i quajtur asokohe si “Hipokrati anglez ose britanik”, Francis Silvius, Herman Burgave, Bartholini, Stena, De Graafa, Brunner, Wiersung, Whaton, Pachion dhe të tjerë, të cilët mësimet ose leksionët e përgjithshme në fushën e medicinës, thuhet se i kanë marur nga shkenctarorët e njohur arab (musliman) në fushën e anatomisë, kirurgjisë, fiziologjisë ose epidemiologjisë infektive si Ibn Z. Rushdiu, Aviceni, Maimonidezi etj.

Nejse!

Gjithnjë duke i qëndruar besnik titullit dhe tematikës së këtij shkrimi: Në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës, një epideme (pandemi) e rëndë dhe vdekjepruese e cila erdhi nga kontinenti i madh aziatik, me emrin “vdekja e zezë” ose “kuga”, thonë se atëbotë e pllakosi, gjymtoi, sakatosi ose përgjysmoi popullsinë e Europës!

Asokohe (1348-1349 etj.) nga “vdekja e zezë” (kuga) e gjetën vdekjën me tepër se 25 milion njerëz ose qytetar europian etj. Thuhet se erdhi nga Kina… Kjo në një kohë iluminizmi, humanizmi dhe renesanse të përgjithshme në kontinentin e vjetër europian dhe më gjërë: u shfaq pra- mortaja e zezë vdekjepruese! Duke i pllakosur dhe sakatosur kështu kontinentin dhe tërë globin tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme për disa shekuj ose dekada me radhë.

Disa thonë madje se “corona virusi” ose “covid 19″, mund të shkaktojnë Luftën e Tretë Botërore!?

Kush e di?!

Në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, pasigurie ose frike alarmante dhe kaotike, njerëzit zakonisht jetojnë dhe reagojnë në bazë të lutjeve, ëndrrave, pritjeve ose shpresimëve të ndryshme, ndërsa veprojnë ose rezistojnë në bazë të frikës dhe dyshimit të imponuar nga situata e ndodhur dikund në mes ” jetës dhe vdekjës”, ku nuk i dihet dhe s’i besohët më as ditës së nesërme!?

Sipas psikologëve dhe sociofilozofëve, ata që kanë kaluar nepë faza ose situata të rënda traumatike dhe psikologjike të luftërave dhe konfliktëve të ndryshme, i kanë gjasat me të mëdha për t’u prekur ose sulmuar nga Covid 19, si dhe nga sëmundje, endemi, pandemi ose epidemi të tjera.

Nuk ka më as kod moral, dhe as unitet etik dhe estetik, por vetëm epigonizem, recidivizëm ose zëvëndësim aparent dhe transparent të konceptëve, formulave ose “modeleve” të huazuara nga njëri tjetri ose njëra tjetra si një mish-mash “fragmentesh dramatike” nga paniku ose situata kaotike e shkatuar nga covid 19, pa asnjë kuptim, vizion ose lidhjesh tè mundshme empirike, organike, politike, ordinare, shkencore, sanitare ose dialektike me njera tjetren.

Sikur nuk ka madje më as tendenca ose tentativa serioze dhe relevante për të kthyer tërësinë e mendimit shkencor dhe humanist në instancë ose institucion moral, mendorë ose ideorë (ideologjikë) në këto kohë krize, paniku, pasigurie dhe recesioni global.

Të nxitur, mërzitur ose stimuluar nga pandemia ose “vdekja e zezë” (kuga) në përiudhën e lartëpërmendur të “Humanizmit” ose “Renesansës”: Thomas More dhe Tomasso Campanella i shkruan veprat e njohura “Utopia” dhe “Shteti i Deillit”, ku pos tjerash u shprehën se në rast krizash ose situatash të rënda dhe dramatike të shkaktuara nga luftërat ose pandemitë (epidemitë) e ndryshme vdekjepruse, populli dhe autoritetët e shtetit, duhet të jenë të bashkuar dhe tepër unik me njëri tjetrin, dhe se shteti duhet të këtë rezerva ushqimore, sanitare ose higjienike- sëpakut dyvjeçare, për të mbijetuar ose përballuar krizat ose fatkeqsitë e ndryshme objektive dhe subjektive.

A i kanë Kosova ose shqiptarët ato rezerva?, shtrohet pyetja.