A po parandiejnë Zaev dhe Mickovski humbjen e BDI-së? Bëjnë plane për qeveri pa shqiptarët!

Formimi i Qeverisë pas 15 korrikut dhe ideja për kryeministër shqiptarë kan qenë pjesë e debatit në TV24 midis kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Zaev i pyetur se a do të pranojë kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptarë dhe se kush do të jetë kryeministër, theksoi se: “Unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe nuk vjen në shprehje BDI me kushtëzimet me kryeministrin shqiptar.”
Ai mes tjerash ka thënë se do të kërkojë që VMRO-DPMNE t’ia ofrojë 6 deputet për të ofruar Qeverinë, ose ai është i gatshëm që VMRO-DPMNE-së ti jap 13 deputetë për të formuar Qeveri, duke përjashtuar BDI-në, por edhe partitë e koalicionit opozitar ASH – AA.

Ndërsa edhe Mickoski është shprehur në të njejtën linjë, duke thënë se VMRO-DPMNE do të shënojë fitore bindëse dhe se do të mund ti duhen vetëm 1 apo 2 deputetë për të formuar Qeverinë.
Kur ishe BDI partia më e fortë shqiptare, LSDM dhe VMRO-DPMNE as nuk e diskutonin mundësinë për të formuar qeveri pa shqiptarët, sepse si duket ta kenë BDI-në në Qeveri, ndiheshin sikur ta kenë partinë më lojale maqedonase. Tani që BDI po shkon drejt opozitës, Zaev dhe Mickovski si duket nuk parapëlqejnē bashkëpunim me partitë tjera shqiptare, sepse ndoshta nuk janë të zhytura si BDI.