A po ia bën vetes qejfin rinia e BDI-së: Do t’i fitojmë zgjedhjet më 12 prill!

Mbrëmë KV “Shaip Kamberi” dhe KV “Gam Gam” zgjodhën kryesitë dhe kryetarët e rinj të forumit rinor të BDI-së. “Alban Murtezani dhe Abedin Sadiku, bashkë me kryesitë e këtyre këshillave vendore do të jenë pjesë dhe kontribuesit e fitores së madhe te Bashkimit Demokratik për Integrim më 12 prill”, kanë njoftuar nga BDI, duke ia bë më shumë vetes qejfin, sepse shumë opinionistë shqiptarë thonë se te BDI nuk ka vend për kaq optimizëm, duke pasur parasysh gatishmërinë madhe të shqiptarëve për të bë ndryshime në zgjedhjet e 12 prillit.