Cristiano Ronaldo ka nisur aventurën e tij në futbollin arab, ku i është bërë një pritje spektakolare pas nënshkrimit me Al-Nassr.
37-vjeçari mbërriti në Arabinë Saudite me partneren e tij, Georgina Rodriguez, dhe pesë fëmijët e tyre pasi nënshkroi një kontratë dyvjeçare në vlerë rreth 200 milionë euro në vit.
Por, Ronaldo e Georgina mund të shkaktojnë disa polemika në Arabi, pasi çifti të cilët ende s’janë martuar zyrtarisht po shkelin ligjin i cili thotë se nuk lejohet që një çift të jetojnë në të njëjtën shtëpi pa u martuar, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë çështje kanë folur edhe dy jurisë profesional sauditë, ku thanë se autoritetet e Arabisë Saudite nuk ndërhyjnë në këtë çështje.