A mund të jetë aq i pa informuar Buzhala apo ishte shkrim me porosi?!

Shkruan: Naim Sinani

Nuk besoj të jetë kaq i pa informuar Berat Buzhala, për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, siç duket kur e lexoni shkrimin e tij me titull: “Kryeministrin shqiptar në Maqedoni po e pengojnë shqiptarët”.

Me këtë shkrim Buzhala pretendon se opozita shqiptare, e me theks të veçant kreu i ASH-së Ziadin Sela, po bëhet pengesë për kryeministrin shqiptar. Pretendimet e Buzhalës nuk qëndrojnë për disa arsye.

E para sepse edhe po të dojë Ziadin Sela dhe kualicioni opozitarë shqiptar, nuk mund ta formojnë qeverinë sepse matematika është e thjeshtë, 46 deputetët e kualicionit LSDM-BESA dhe 12 të kualicionit ASH-Alternativa bëjnë 58, e jo 61 sa duhen për votimin e qeverisë.

E dyta, ASH dhe Alternativa e kanë thënë troç se BDI i ka 12 deputetët e opozitës shqiptare në çdo kohë për kryeministrin shqiptar.

E treta, kur u nxorr kjo ide, ishte pastërt për qëllime elektorale e BDI-së, të cilës tani kjo çështje i ka mbetur si patate e nxehtë në dorë, dhe nëpërmjet Buzhalës dhe të tjerëve po tenton të ia hedhë opozitës.

E katërta, po ta kishte me të vërtetë BDI synimin për kryeministër shqiptar, as që do ti fillonte bisedimet me LSDM-në kur presudenti e mandatoi për kryeministër kreun social demokrat Zoran Zaev.

Pse BDI nuk këmbëngulë ose kryeministrin, ose rrim në opozitë? Por dihet fare mirë se po të ishte i sinqertë pretendimi për kryeministrin shqiptarë, BDI do të kishte ftuar partitë politike shqiptare, por pse jo edhe partitë e minoriteteve për kualicion parazgjedhorë dhe një kualicion i tillë do të synonte rreth 40 deputetë. Por për një kualicion të tillë nevoitej tryeza e partive shqiptare tē ishte thirrur disa herë para zgjedhjeve.

A e din Berat Buzhala, se tryeza shqiptare nuk është thirrur fare për tre vite, përkatësisht derisa BDI ishte pjesë e qeverisë Zaev nji? A mendondon Buzhala se tryeza duhet ti shërbejë BDI-së vetëm sa për tu futur në qeveri dhe pastaj të injorohen të tjerët?! E gjithsesi ka vend për kritika edhe të opozitës shqiptare, por jo për ato që e kritikon Buzhala. Prandaj po e përmbyll përsëri me dilemën se a mund të jetë aq i pa informuar Buzhala, me zhvillimet në RMV, apo bëhet fjalë për shkrim me porosi, si tentim për ta arsyetuar mosrealizimin e premtimit për kryeministrin shqiotar? I madh e i vogël tanimë e din, e nuk mund të jetë kaq i pa i formuar edhe Buzhala, se këtyre ditëve pritet zyrtarizimi i kualicionit LSDM-BDI, me kryeministër Zoran Zaev.