Jehona e votuesve në Tetovë për zgjedhjet që po zhvillohen për Këshillin Komunal është e ulët, shkruan gazeta LAJM. Deri në ora 13:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar vetëm 9 për qind e votuesve. Por, a mund të dështojnë këto zgjedhjet për shkak të daljes së ulët? Sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Tetovë, Nazmi Dauti, thotë JO dhe sqaron se për këto zgjedhje nuk ekziston prag zgjedhor. Për rrjedhën e zgjedhjeve në Tetovë deri në këto momente mund të informoheni në videon më poshtë.
Lajme A mund të dështojnë zgjedhjet në Tetovë për shkak të pjesëmarrjes së...




